Ish-kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka qenë ditën e sotme përball Këshillit të Posaçëm në garë për një vend drejtues në institucionin që ai drejtonte para pak kohësh. Ndryshe nga kandidatët e tjerë, Zgurit nuk i janë bërë pyetje por vetëm i është përgjigjur batutave të Gjiknurit
Pjesë nga biseda/ Damian Gjiknuri: Klement ç’ne prapë në KQZ? Ti je poster në KQZ sa kam unë që merre me zgjedhje. Njeriu do pak pushim…
Klement Zguri: Është gjëja që di të bëj më mirë. Kam 27 vite dhe besoj që vlen për t’u konsideruar.
Damian Gjiknuri: Kur e dhe dorëheqjen. Klement Zguri:Ka nja 10 ditë.
Damian Gjiknuri: Mirë! S’kemi pyetje se të njohim.
/faxweb
