Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u bëri thirrje zyrtarëve që të aplikojnë për postin e kryetarit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ambasada amerikane kërkoi që të gjithë ata që kanë integritet dhe aftësi profesionale të bëhen pjesë e garës.

 

“E dini se çfarë ju nevojitet për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Integritet, përvojë profesionale dhe aftësi udhëheqëse. Çdo person që plotëson kriteret minimale të përcaktuara nga ligji i SPAK, mund të aplikojë për këtë pozicion. Bëni përpara dhe aplikoni tani! Kjo është mundësia juaj për të shkruar historinë.”

 

Deri tani janë regjistruar shtatë kandidatura për të marrë drejtimin e BKH, ndërsa janë zbardhur emrat e vetëm dy prej tyre. Në garë për BKH janë drejtuesi i Task-Forcës, Artan Shkëmbi dhe ish-zëvendëskryeprokurori, Fatos Dervishi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re