Kur kanë mbetur dhe pak ditë nga mbyllja e garës për drejtimin e BKH, Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka publikuar emrat e konkurrentëve të deritanishëm që kanë paraqitur CV e tyre.

Në listën e deritanishme, në pesë emrat gjenden edhe ish-oficere policie apo zyrtare policie, sikurse Ibrahim Disha, i cili ka ka shërbyer për disa vite në polici dhe tanimë jeton në Kanada.

Zyrtar i policisë, Artan Shkëmbi është drejtues i njësisë Forca e Ligjit.

Gjithashtu ka shprehur interes për të qenë në BKH edhe shefi që kontrollon Policinë e Shtetit, Adriatik Ago, i cili kaloi vettingun.

Në listën e të interesuarve është edhe ish-oficeri i policisë, Gjovalin Ulndreaj, i cili ka shërbyer në polici deri në vitin 2003 dhe që prej këtij viti vazhdon të ushtrojë profesionin e avokatit në Shkodër. SPAK shton gjithashtu se në listën e konkurrentëve gjendet edhe profesori Sabri Hoxha, i cili ushtron po ashtu profesionin e mjekut ligjor. Ai është diplomuar në mjekësi, inxhinieri dhe jurisprudencë. Duke përsëritur thirrjen për konkurrentët që kanë afat deri në 30 janar, SPAK deklaron se vazhdon të jetë në kërkim të një kandidati që plotëson kriteret e integritetit, profesionalizmit, por mbi të gjitha lidershipit.

Përtej kësaj liste të publikuar të tjerë emra përfliten, mes tyre edhe ish prokurorë që jetojnë në SHBA apo edhe zyrtarë të policisë dhe natyrisht në mbyllje, SPAK do ketë më në fund partnerin kryesor, BKH, të mbështetur nga amerikanët.

Në nisje të vitit si fillim ata sollën makinën e të vërtetës të cilës do ti nënshtrohet edhe drejtori i BKH e më pas edhe 60 të tjerë qe do të jenë ortakët kryesore të SPAK./TCh/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re