Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka folur për garën për kreun e Partisë Demokratike ku janë zyrtarizuar si kandidatë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.

Alibeaj u shpreh në një deklaratë për gazetarët jashtë dyerve të kuvendit, se sfida kryesore në këtë proces është transparenca dhe shmangia e manipulimit të votës.

“Ka një sfidë. A do të bëjmë ne dot një proces transparent, të barabartë? Jo me simptomat që dikur bënte PD? Kjo nuk është garë mes Hanit dhe Bashës. Secili prej tyre ka vlerësuar të kandidojnë. Sfida është për të garantuar nëse procesi është transparent dhe vota të mos manipulohet. Simptomat e dikurshme të proceseve sovjetike në PD ka marrë fund.

Unë e kam bërë të ditur edhe në deklaratën time të mbarimit të mandatit si drejtues i PD dhe jam shumë serioz në të gjitha detyrat që marr në PD. Mund ta them me plot gojë që aspekti ka qenë shumë i suksesshëm jo vetëm të rezultatit por të asaj që ishte synimi i PD pas një viti luftë nga jashtë dhe brenda me Ramën nga njëra anë dhe me Berishën dhe Metën nga ana tjetër. Sot PD e ka këtë koshiencë që duhet një PD e ndryshuar në mentalitet për të parë të gjitha gabimet e të shkuarës. Nëse kemi dëgjuar nuk ka kaluar shumë kohë nga fushata. PD e suksesshëm nuk do të jetë një parti e varur nga shijet dhe humori i një individi. Nuk do të varet se çfarë vlere ka për Gjergj Hanin apo Bashën. PD është një organizatë. Secili nga individët do i nënshtrohen demokratëve që qëndruan në betejë për ta mbajtur gjallë PD. Nuk varet fati i tyre nga ai që do të jetë kryetar i PD.

Partia nuk është grupi parlamentar. Sipas statutit, traditës, grupi parlamentar është pjesa më e përzgjedhur e partisë që ka një mision. Deputetët janë shpirta të lirë. Mandati i deputetit është jo detyrues. Kanë të drejtat e tyre të bëjnë zgjedhjen në një proces brenda partiak. Kështu duhet të ndodhë. Punën e numrave e kam diskutuar me kohë dhe vakt. Nuk është çështje numrash por vlerash”, deklaroi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re