Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Taulant Zeneli, është shprehur se në mbledhjen e sotme Kryesia e PD-së miratoi kandidaturat e Lulzim Bashës dhe Gjergj Hanit për kryetar të kësaj force politike.

Komentet Zeneli i bëri në emisionin “Log” në Panorama TV, ku tha se gara për kreun e PD do të jetë transparente dhe legjitime.

Ai shtoi gjithashtu se sa më shumë të ishte zgjatur procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së, aq më shumë kjo forcë politike do të vijonte agoninë dhe shkatërrimin.

Faleminderit për mundësinë për të shpjeguar për vendimmarrjen e kryesisë së PD. Sot kryesia e PD kishte në rend dite miratimin e kandidaturave që do të garojnë në zgjedhjet e 29 korrikut dhe anëtarësia vendosi miratimin e tyre. Në lidhje me kandidaturën e Hanit, i përket klasës së ish-të përndjekurve politik dhe ka kontribuar në zgjedhjet e fundit.

E njeh strukturën e partisë pasi ka qenë pjesë aktive e fushatës në disa degë të Tiranës. Përsa i përket angazhimit të Bashës në zgjedhjet e 14 maj, megjithëse nuk ka qenë aktiv, ai ka qenë në takim të përditshëm me simpatizantët e PD. Ke një deklaratë të Bejkos që thotë se Basha ka kontribuar në zgjedhjet e 14 majit. Unë të garantoj si anëtar i Kryesisë që ne do të kemi procedurë transparente dhe legjitime.

Mbledhjen e Këshillit Kombëtar i thërret kryetari i Partisë, ¼ e anëtarëve dhe Kryesia e Partisë. Kryesia e Partisë ka bërë njoftimet përkatëse për mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Këtu ka një listëprezence të Këshillit Kombëtar. Në lidhje sesi do të jetë PD pas 29 korrikut, atë e kemi ne në dorë. Sa më pranë demokratëve dhe shqiptarëve të jemi, atëherë PD mund të bëhet një alternativë për zgjedhjet e 2025. Sa më shumë ta kishim zgjatur këtë proces, PD do të vijonte agoninë dhe do të shkonte drejt shkatërrimit”, është shprehur Zeneli.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re