Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të shpall të hënën renditjen e prokurorëve të cilët prezantuan sot para 11 anëtarëve platformat e tyre.

Sipas njoftimit bëhet me dije se deri të hënën do të jenë analizuar të gjitha deklarimet e bëra nga kandidatët dhe KLP do të ketë renditjen e cila do të hidhet për votim në seancë.

“Miratimi i projekt -vendimit “ Për renditjen e kandidatёve qё kanё shprehur interesin pёr pozicionin e Prokurorit tё Pёrgjithshёm”, bazuar në rezultatet e vlerësimit të kritereve sipas nenit 23 të Ligjit nr. 97/2016, “Pёr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisё nё Republikёn e Shqipërisë” si dhe tё Rregullores ‘Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë’”, shkruhet në njoftim.

Në garë për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme janë Fatjona Memcaj, Arta Marku dhe Olsian Çela.Tre kandidatët u morën në pyetje një e nga një. Një ditë më parë në mbledhje KLP vendosi që brenda 10 ditësh duhet të emerohen 8 prokurorët e SPAK-ut dhe brenda 14 dhjetorit Shqipëria do të ketë Kryeprokurorin e ri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re