Demokratët në të gjithë vendin u janë drejtuar sot qendrave të votimit për të zgjedhur kreun e ri të partisë.

Qendrat janë hapur në orën 08.00 dhe procesi i votimit do të përfundojë në orën 19.00.

Në të gjithë vendin janë 76 qendra votimi dhe 75 mijë votues.

Në këto zgjedhje brenda partisë, Lulzim Basha, i cili ndodhet përballë Fatbardh Kadillit, Edith Harxhit dhe Agron Shehajt kërkon mandatin e tretë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re