Skip to content

Gara për kryetarin e ri të PD/ Komisioni Zgjedhor do kryesohet nga Jemin Gjana, ja kush do jenë anëtarët





Kryesia e PD-së ka caktuar  Komisionin Zgjedhor që do të ngrihet për mbetjen e zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike, më 29 korrik.

Komisioni Zgjedhor, i miratuar nga shumica e Kryesisë së PD, do të drejtohet nga Jemin Gjana, ndërsa anëtarë do të jenë Indrit Sefa, Enriketa Papa, Gazment Koduzi, Xhemal Bushati, Aurora Domni, Myzafer Elezi, Anëtar, Rezart Kthupi dhe Ervis Xhako, ndihmës.

– Jemin Gjana, Kryetar
– Indrit Sefa, Anëtar
– Enriketa Papa, Anëtar
– Gazment Koduzi, Anëtar
– Xhemal Bushati, Anëtar
– Aurora Domni, Anëtar
– Myzafer Elezi, Anëtar
– Rezart Kthupi, Ndihmës
– Ervis Xhako, Ndihmës

Kujtojmë po ashtu se në mbledhjen e sotme Kryesia e PD doli me vendimin se do të mbledhë Këshillin Kombëtar më 20 qershor.

Ndërkohë kandidatët duhet të paraqesin kërkesën për kandidim brenda dates 20 qershor. Fushata zgjedhore për kryetarin e ri zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023. Ndërsa zgjedhjet për kryetar të PDSH zhvillohen në datë 29 korrik 2023. Kuvendi i jashtëzakonshëm statutor zhvillohet brenda muajit shtator 2023.

“”