Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar grupet e punës për të evidentuar anëtarësinë, në kuadër të zgjedhjeve për kryetar që do të mbahen me 29 korrik.

kryesia e pd

Në njoftimin e PD zyrtare thuhet se Kryesia e mbledhur në datën 15 qershor ka vendosur që grupi i punës në nivel qarku të përbëhet nga anëtarësia e Kryesisë së PD, deputetët e qarkut, anëtarët e këshillit bashkiak të zgjedhur të PD.

Gjithashtu çdo anëtar i grupit asiston me përgjegjshmëri degët ku bën pjesë në përmbushje me sukses të procesit të evidentimit të anëtarësisë.

Në listën e bërë publike shihet se deputetë që votuan kundër zgjedhjeve të 29 korrikut janë deleguar nëpër degë. Gjithashtu në çdo degë është vendosur edhe një deputet ose anëtar Kryesie që votoi pro mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.

Në Elbasan bëhet fjalë për deputetin Gazment Bardhi, Dashnor Sula dhe Lefter Gështenja. Kujtojmë se këta të fundit votuan kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 29 korrik. Por gjithashtu emri që spikat është edhe i Flutura Açkës.

 

485618f9-175b-47a2-b753-7ef1870eaedd

aneksi

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re