Skip to content

Gara për Malësinë e Madhe/ Kandidati i ‘BF’ Isa Ramaj-qytetarëve: Vota juaj për ndryshim do të sjellë transparencë, dera e bashkisë do të jetë e hapur për të gjithë





Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Malësinë e Madhe, Isa Ramaj në fjalën e tij gjatë fushatës elektorale tha se qytetarët duhet të votojnë për ndryshim më 14 maj.

Ramaj tha se programi i tij për bashkinë do ndihmojë që të arrijë të krijojë një bashki moderne dhe se dera e kësaj të fundit do jetë e hapur për të gjithë malësorët.

“Qëllimi ynë është të ndryshojmë rrjedhën e politikës dhe të ndjekim një qeverisje transparente, interesat tuaja do jenë në krye të atyre politike”, theksoi ai.

“Flas me ju si një kandidat për bashki, është një moment i rëndësishëm pasi po ndjekim një rrugë të re për të ngritur bashkinë në nivelet që meritoni. Por për të arritur aty  ne duhet të ndërmarrim hapa të rëndësishme, kemi së bashku një sfidë ti ndryshojmë faqen Malësisë së Madhe. Duhet të krijomë një shoqëri të barabartë, kemi hartuar një program elektoral për të arritur qëllimet tona, jemi të gatshëm të punojmë fort duke bashkëpunuar me të gjitha forcat politike për të bërë realitet vizionin  tonë.

Kërkojmë të krijojmë një bashki moderne me standarde europiane, dhe përmirësimin e jetesës për banorët. Qëllimi ynë është të ndryshojmë rrjedhën e politikës dhe të ndjekim një qeverisje transparente, interesat tuaja do jenë në krye të atyre politike. Ka ardhur momenti që malësorët të shkëputen nga regjimi, që po i shkatërron të ardhmen e vendit, nuk janë vetëm kanë alternativën e ndryshimit. Dera e bashkisë do jetë e hapur për të gjithë malësorët pa asnjë dallim”, tha ai.

“”