Gjyqtarët e Republikës u mblodhën sot për të zgjedhur 3 anëtarët e rinj të këshillit të lartë gjyqësor.

Ky institucion do të ripërtërihet pasi në 12 dhjetor i mbaron mandati 5 anëtarëve, 3 prej të cilëve gjyqtarë.

Konkretisht, në dhjetor, mbarojnë mandatin anëtari Medi Bici, i cili vinte nga radhët e gjykatës së lartë. Ilir Toska, nga gjykatat e Apelit dhe Brunilda Kadi, nga gjykatat e shkallës së parë.

Për të zëvendësuar Medi Bicin, kandidojnë gjyqtarët e  lartë Asim Vokshi dhe Klodian Kurushi.

Për të zëvendësuar Ilir Toskën, kandidojnë Vojsava Osmanaj dhe Ridvan Hado, si dhe për zëvendësimin e anëtares Brunilda Kadi, kandidojnë Manjola Xhaxho dhe Irena Plaku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re