Ditën e sotme do të dërgohet në Kuvend lista me emrat e prokurorëve të cilët janë në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Pritet që kjo listë t’u paraqitet deputetëve të cilët do të zgjedhin një emër.

Pak ditë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë nxorri listës me vlerësimet për kandidatët. Mësohet se i pari në listë është Olsian Çela me 459 pikë, e dyta Arta Marku me 406 pikë dhe e treta Fajona Memçaj me 362 pikë. Sipas proçedurës, prokurori i ri do të zgjidhet jo më larg se data 20 dhjetor.

Në intervistën e djeshme para KLP-së Olsian Çela kërkoi një mandat si kryeprokuror dhe ndër të tjera tha se sistemi i drejtësisë në vend ka burgosur të dobëtit dhe ka përgatitur fidanishtet e krimit. Ndërsa kandidatja tjetër Arta Marku pranoi se puna si Kryeprokurore nuk ka qenë e lehtë dhe se ka punuar në një terren të vështirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko