Kryetari i Komisionit te Ligjeve Ulsi Manja është kujdesur te sqaroje rolin qe do te ketë prokurori i përkohshëm i cili pritet te zgjidhet këtë muaj nga Parlamenti. Ndërsa Opozita ka akuzuar shumicën se kërkon te zgjedhe prokurorin vetëm me votat e saj për te mbyllur dosjet e nxehta, manja thekson se pas miratimit te reformës ne drejtësi Prokuroria është e decentralizuar.
 
Prokuroret kane afat për te aplikuar për postin e numrit 1 te organit te akuzës deri te martën dhe Manja u ka bere thirrje te gjithë atyre qe plotësojnë kriteret te depozitojnë CV pranë kuvendit.
 
Manja ka sqaruar se prokurori i përkohshëm do ta kaloje Vetingun me përparësi.
 
Javën e ardhshme pas depozitimit te kandidaturave pritet qe komisioni i ligjeve te zhvilloje séance dëgjimore me te gjithë prokuroret e me pas emrat do ti kalojnë séances plenare për te zgjedhur njeriun qe do te zëvendësoje Adriatik Llallen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re