Një sondazh i gazetës prestigjioze “the Neë York Times” tregon se kandidati demokrat për për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden, po prin me 14 për qind më shumë kundrejt presidentit aktual Donald Trump.

Bidenit i është shtuar përkrahja nga gratë dhe votuesit e racave jo të bardha. Sipas arsyeve që jep e përditshmja amerikane, Biden ka depërtuar te disa votues trandicionalë të Republikanëve, të cilët u larguan nga Trump, për shkak të mënyrës se si ai u përball me situatën e krijuar nga virusi Covid-19.

Biden po prin bindshëm me përkrahje nga grupet marxhinale, të votuesve të racave të ndryshme, të grave dhe të të rinjve. Madje ish-zëvendëspresidenti nga këto grupe po merr akoma më shumë përkrahje se sa që ka marrë ish- kandidatja demokrate, Hillary Clinton, në vitin 2016. Megjithatë, ky sondazh tregon se Biden po humb përkrahjen e burrave, të bardhëve dhe grupmoshës së mesme.

Kandidati demokrat, sipas këtij sondazhi, momentalisht ka 50 për qind të votuesve, ndërsa Trump ka 36 për qind. Kjo llogaritet të jetë diferenca më e madhe në disfavor të Trumpit dhe është gjithashtu  një shenjë se ai është i dyti në garën për ta marrë një tjetër mandat si President i SHBA-ve.

NYT shkruan se Trump ka bërë disa përpjeke që nga zgjedhja e tij president në vitin 2016, qe të zgjerojë përkrahjen ndaj tij popullore përtej bazës së djathtë, përmes së cilës edhe i fitoi zgjedhjet e kaluara me vetëm 46 për qind të votës popullore, por me fitore modeste në Kolegjin Elektoral.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re