Kryesuesi i listës së kandidatëve për këshillin bashkiak të Tiranës Ilir Alimehmeti ka folur në Panorama TV pas përfundimit të numërimit të votave në garën për kryetar bashkie në kryeqytet.
Ai u shpreh gjatë një interviste në studio se kandidati i BF, Belind Këlliçi ka prezantuar projekte konkrete gjatë fushatës, ndërsa pala përballë ka zgjedhur të mbajë një retorikë politike.
“Erion Veliaj nuk prezantoi asnjë program. Nuk doli kurrë në debat, Ne programin tonë e shpalosëm, e diskutuam në çdo tavolinë. Ajo që prevaloi ishte kjo loja që u bë me këtë politikën që u bë qëllimisht me pjesën që janë të mbyllura se këtu nuk ka numërues, nuk ka komisioner. Në fakt ne i kishim të gjitha. Nuk pati asnjë lloj incidenti në Tiranë.
Ky është fakt sepse mbaroi Tirana së numëruari dhe nuk dëgjuam ndonjë element të tillë. Sa ishte e vërtete fakti që ne ishim realisht rriskues për ta, ne na u hoq koha televizive por televizionet na ftonin ne edhe pse nuk kishim kohë televizive. Sepse ne kishim teza dhe ne ngremë interesin. Edhe pse ishim diskriminuar në këtë drejtim. Prevaloi kjo pjesa e politizimit pa lidhje, frikësimit të popullatës dhe poshtërimit të kandidatëve. Secili kandidati nga tanët kishte një figurë shumë më të lartë se kandidati përballë”, u shpreh ai.
Alimehmeti bëri edhe një krahasim të votave që ka marrë secili subject në zgjedhjet e shkuara lokale dhe ato parlamentare.
“Është në nivelin që ka marrë në vitin 2015. Para dy vitesh PS në Tiranë ka marrë 183 mijë vota vetëm si PS. Nëse fusim dhe aleatët, PSD ka marrë afro 10 mijë vota të tjera, ka marrë dhe PDIU se ata janë të gjithë votues të zotit Veliaj. Ka pasur afër 200 vota në Tiranë me këto tre forca. Rreth 40 mijë të këtyre forcave nuk e kanë mbështetur Veliaj. Këlliçi ka marrë mbi 100 mijë vota. Në 2015 Kosova ka marrë afro 116 mijë vota. Në 2021 koalicioni i PD 139 mijë vota. Unë do të thoja që një element kyç që ra në sy dhe do analizën e vet, është për t’u përgëzuar që një djalë i ri arrin një rezultat të kënaqshëm zotin Roland Bejko”, u shpreh Alimehmeti.
Ai tha se është vënë re se Erion Veliaj, Belind Këlliçi dhe Arlind Qori kanë marrë më shumë vota se subjekti që përfaqësojnë, ndërkohë nuk ka ndodhur e njëjta gjë me Roland Bejkon i cili ka marrë më pak vota se partia me siglën e të cilës është përfaqësuar në zgjedhje. Alimehmeti tha se ajo që kanë vënë re gjatë vëzhgimit është fakti se numri më i lartë i votave të pavlefshme është konstatuar në votimin për kryetar se në atë për këshill.
“Ndërkohë që kemi vetëm 6 kandidatë në lista për kryetarë. Veliaj, Këlliçi dhe Qori kanë marrë më tepër vota se subjekti kryesor që i mbështet. Sepse kanë edhe forca të tjera që i mbështesin. Edhe PS, mbështet Veliaj por ka edhe subjekte të tjera që mbështesin Veliajn. E njëjta gjë ndodh edhe me Arlind Qorin dhe Lëvizjen Bashkë që kanë marrë vota edhe nga figura të tjera.
Roland Bejko ka marrë më pak vota në raport me partinë me të cilën ai përfaqësohet. Është ai që nuk është pëlqyer si kandidat. Një element i rëndësishëm që mund të them nga terreni është që gjatë vëzhgimit të numërimit të votave viheshin më tepër vota të pavlefshme kur bëhej fjalë për kryetarin se për partinë politike. Do të thotë që një numër i madh njerëzish ndodhta nuk e kanë gjetur veten te kjo ofertë”, deklaroi ai.
