Gjatë intervistës me gazetaren Elisa Gjerani në “Tirana Live”, Fatbardh Kadilli komentoi edhe kandidaturat e PD dhe Foltores për bashkinë e Tiranës përballë kryebashkiakut aktual, Erion Veliaj. Sipas tij, do të jetë një betejë mes dy kampeve të PD, që nuk do të prodhojë asgjë të re për qytetin.

“Këlliçi është në një aksion politik të menduar mirë prej kohësh për t’i propozuar qytetit çfarë prodhon ‘Foltorja’ dhe ndoshta diçka më shumë. Ka mbi vete gurin e Sali Berishës, është beteja e tij se si do ta çojë deri në fund garën, me gur apo pa gur mbi shpinë. Bejko ka treguar kurajo për të kandiduar.

Do të luajë me anti-berishizmin. Ka qenë ndër më të vendosurit nga përballja midis dy kampeve. Do të tentojë t’ia rëndojë peshën e gurit Berisha Këlliçit. Do të jetë një betejë midis këtyre dy modeleve që nuk besoj se do të arrijë dot të prodhojë diçka të re për qytetin.”, tha Kadilli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re