Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka komentuar programin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi, për bashkinë e Tiranës.

Ai tha se premtimi për transport falas është qershia mbi tortë, duke shtuar se edhe ndihma ndaj biznesit është jetike për kryeqytetasit.

“Gjëja për të cilën e mbështes Belind Këlliçin është për të individualizuar 5 prioritete që nuk di kë të ndaj më përpara. Qershia mbi tortë është transporti falas. Nuk e quaj më pak projektin për nënkalimin në sheshin Skënderbej që i ka zënë frymën kryeqytetit.

Tirana sot është bërë një turp i vërtetë. Ndihma për bizneset është prioritete i prioriteteve po ashtu edhe 500 oazet e gjelbra. Shkoni në rrugën e Durrësit dhe shikoni që rruga lidhëse mes saj dhe rrugës së Kavajës është ndërprerë dhe është ndërtuar pallat. Po të shikoni rrugën e Kavajës janë mbi 20 kulla.

Të 5 prioritetet e Belindit, ndihma ndaj biznesit është jetike por të gjitha njëkohësisht. Po sakatohen njerëzit duke paguar gjobat. Ka një platformë shumë të qartë dhe shumë konkrete. Me ato taksa në duart e këtyre paguhen inceneratorë që nuk ekzistojnë. Rritet çmimi i ujit”, deklaroi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re