Ditën e sotme do të zhvillohet gara për zgjedhjen e kreut të ri të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Tre kandidatët për kreun e KMSH-së janë drejtuesi aktual, Bujar Spahiu, administratori i myftinisë së Durrësit, Eduard Shefki dhe Emir Vathaj, myfti i Beratit.

 

Zgjedhjet po zhvillohen mes protestave, pasi ka pretendime se është shkelur statuti, janë shantazhuar hoxhallarët dhe është uzurpuar KMSH nga organizata Gylen.

Sipas burimeve, ditën e djeshme (1 mars) Myftiu i Tiranës, Lauren Luli, ka lënë postin e tij dhe është bërë nën/kryetar i KMSH. Ndërsa vendin e tij e ka zënë Gazment Teqja

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re