Ndonëse njihet si zonë e djathtë dhe besnike e ish liderit të PD, Sali Berisha, Lezha duket se “marrë kthesë’ në zgjedhjet e saj.
Partia Socialiste kryeson në garën për Bashkinë Lezhë, ku kandidati i saj, Pjerin Ndreu deri në këto momente ka grumbulluar 9024 vota, ndryshe 53.57%.
Nga ana tjetër, Pashk Gjoni i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 7821 vota, përkthyer në 46.43%.
Megjithatë, nga 126 qendra votimi janë numëruar 66 të tilla.