Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha të hënën se provat aktuale sugjerojnë që të tre vaksinat COVID-19 të miratuara në Bashkimin Evropian ofrojnë mbrojtje efektive kundër pasojave më të rënda të infeksionit.

“Sipas asaj që ne tani dimë, të tre vaksinat në mënyrë efektive parandalojnë rrjedhën e rëndë të sëmundjes COVID-19”, tha ai në një konferencë shtypi.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka aprovuar vaksinën Pfizer / BioNTech, vaksinën Moderna dhe vaksinën e zhvilluar nga AstraZeneca në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.

Të tre vaksinat jepen në dy doza, d.m.th. duhen dy doza për secilin person.

Bashkimi Evropian kishte marrë 18.5 milion doza deri më 1 shkurt, nga të cilat 17.6 milion ishin Pfizer / BioNTech dhe 854,000 vaksina Moderna.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re