Update/ Ish-kryeministri Sali Berisha nga ambientet e jashtme të kryesisë së Kuvendit ka paralajmëruar se do të ketë zhvillime të reja.

Në një prononcim për gazetarët, Berisha kritikoi gardën për qëndrimin e një ditë më parë, që nuk i la deputetët e opozitës të futeshin brenda.

“Do ketë zhvillime! Do u them dy fjalë këtyre. Keni bërë një gabim të madh, garda ka bërë një gabim të madh. Unë kam respekt për ta, por pengimi i deputetëve për tu futur në parlament është veprim antiligjor dhe nuk bëhet kurrë. Ata janë me imunitet, salla e parlamentit është e tyre. Nuk mund ti përjashtojë Rama nga grupi parlamentar. Është një skenë që do shkruhet në muret e kohës me germa të zeza për Edi Ramën dhe Lindën e tij”, tha Berisha.

Garda bëhet ‘gardh’ te hyrja e Kryesisë/ Berisha: Degradim ekstrem i pushtetit! Deputetët të gatshëm për çdo sakrificë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend, ku garda është bërë gardh tek hyrja e Kryesisë.

Berisha u shpreh se asgjë s’do të mund të ndalë protestën e deputetëve të opozitës, të  cilët sipas tij, janë gatshëm për sakrifica të mëdha.

Berisha theksoi se mbyllja me dry e portës së Kryesisë së Kuvendit për të mos lejuar hyrjen e deputetëve të opozitës është degradim ekstrem i pushtetit.

Sali Berisha: “Asgjë s’do të mund të ndalë protestën e deputetëve të opozitës në mbrojtje gjer në sakrifica të mëdha, të të drejtave kushtetuese.

Akti i djeshëm regjistrohet si akti më i turpshëm në historinë e një Parlamenti, ku Rama urdhëroi Lindën e Parlamentit të mbyllë me dry dyert e Parlamentit në të cilët ata janë anëtarë dhe kanë imunitetin e tyre, Këto akte tregojnë degradimin ekstrem të një regjimit.”

Një ditë më parë (6 nëntor) Garda ndaloi hyrjen e deputetëve të përjashtuar të opozitës të futeshin brenda ambienteve të godinës, duke detyruar një pjesë të tyre të futen brenda nga dritarja e një prej zyrave të Kuvendit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re