Skip to content

Garda merr në mbrojtje ambasadorin e BE-së në Tiranë

Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi ka vendosur në mbledhjen e djeshme që të miratojë vendimin që Garda e Republikës të marrë në mbrojtje ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare theksohet që garda do të ruajë ambasadorin dhe objektet ku do të akomodohet apo ushtrojë veprimtarinë.

Vendimi

Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe të nenit 12, pikat 1, shkronja “d”, e 2, shkronja “d”, të  ligjit  nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”,  me  propozimin  e  ministrit  të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

1.Garda  e  Republikës  ruan  dhe  mbron  këto personalitete:

1.a) Ambasadorin   e   Bashkimit   Evropian   në Shqipëri.

2.Garda  e  Republikës  ruan  dhe  mbron  këto objekte:

1.a) Objektet ku   akomodohet   dhe   ushtron veprimtarinë personaliteti i përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij vendimi.

3.Ngarkohen   Ministria  e  Brendshme   dhe Garda e Republikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR Edi Rama