Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar ndërhyrjen e Gardës për të mos lejuar futjen e deputetëve të opozitën në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Sipas Metës ky akt përbën shkelje të të drejtave legjitime të opozitës dhe është sulm ndaj pluralizmit.

 

“Dënoj me ashpërsi militarizimin e institucionit më të rëndësishëm të Republikës, Kuvendit të Shqipërisë.

Asgjësimi i të drejtave kushtetuese të opozitës është sulm ndaj pluralizmit politik dhe llogaridhënies para qytetarëve”, shprehet ai.

 

Meta kërkon që Kuvendi të pranojë kërkesat e vazhdueshme të opozitës për ngritjen e Komisoneve Hetimorë.

 

“Partia e Lirisë mbështet vendosmërisht qëndrimin e opozitës e në veçanti:

Garantimin e ngritjes të komisioneve hetimore në Kuvend;

 Të drejtën e opozitës për të zgjedhur përfaqësuesit e saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore;

 Garantimin e shqyrtimit të të gjitha projektligjeve që opozita ka depozituar në Kuvend dhe që bllokohen prej vitesh”, shkruan ai.

 

Ai thekson se opozita përfaqëson 700 mijë qytetarë që e kanë votuar, ndaj duhet dëgjuar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re