Deputetët e opozitës nuk janë lejuar seancën e sotme të futen në sallën e Kuvendit, siç kanë bërë në seancat e kaluara. Sipas strategjisë së mëparshme, demokratët futeshin në Kuvend një orë më parë dhe bllokonin foltoren e Kuvendit me karrige.

Porta kryesore e Kuvendit, e bllokuar

Ndërkohë që ditën e sotme, ata nuk janë lejuar të hyjnë në Kuvend para orës 10:00.

Demokratët janë konfrontuar me gardistët, ku nuk kanë munguar dhe përplasjet fizike, apo thyerje të xhamave.

Nga ana tjetër, opozita ka gjetur një tjetër strategji për të penguar punimet e Kuvendit.

Deputetët demokrat kanë bllokuar të gjitha hyrjet e Parlamentit.

Dera e pasme e Kuvendit, e bllokuar nga Gazment Bardhi

Disa deputetët kanë mbajtur të bllokuar hyrjen kryesore, ndërsa Gazment Bardhi me disa të tjerë kanë penguar hyrjen e deputetëve të PS nga hyrja e pasme, përbri Akademisë së Shkencave.

Flamur Noka, bllokon porten ku futet administrata dhe gazetaret

Edi Paloka dhe disa deputetë të tjerë kanë penguar dhe portën ku futet administrata dhe gazetarët për në llozhet e seancës.

Sali Berisha foli per strategjine e bllokimit te Kuvendit, teksa e cilesoi si planin B.

“Pra, shikoni këtu, deputetë, ministra që rrinë jashtë, mjafton që opozita të mos jetë në parlament. Ky është koncepti i tyre armiqësor ndaj opozitës, dhe ky është koncepti i tyre për parlamentin. Për ta, parlamenti është Edi Rama. Ky është parlamenti, ai është sulltani dhe nuk ka akt më të turpshëm.

Deputetë të cilët nuk kanë asnjë masë nga parlamenti, nuk lejohet vetëm pse janë opozitarë.

Dhe deputetë të narkomazhorancës janë dakord të qëndrojnë në oborr, vetëm që deputetët e opozitës të mos jenë në parlament.

Atëherë kjo është situata. Çfarë ka këtu republikë parlamentare? Këtu vetëm republikë parlamentare nuk ka.

Ka një narkorepublikë që drejtohet nga një narkos, që këtu flet në paranojë dhe atje shkon e bën klounin”, tha Sali Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re