Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se situata e krijuar në kryesinë e Kuvendit ku ligjvënësit e opozitës nuk u lejuan të futen brenda, tregon “kush është Rama dhe kukullat e tij në Kuvendin e Shqipërisë”.

Bardhi u shpreh se garda po ndjek deputetët e opozitës këmba-këmbës, teksa ironizoi duke shtuar se “qeveria ka marrë deputetët e opozitës në ruajtje, ky është lajmi i mirë”.

Ai theksoi se mazhoranca ka dy opsione për të zhvilluar komisionet parlamentare dhe seancat plenare, në “vilën e Ramës ose të Lindita Nikollës”.

Gazment Bardhi: “10 vite të Edi Ramës janë qeverisje kriminale dhe qesharake, Edhe kjo e sotmja nxjerr kush është Rama dhe kukullat e tij në Kuvendin e Shqipërisë.

Garda ndjek deputetët e opozitës këmba këmbës se ku shkojnë. Na kanë marrë në ruajtje. Qeveria ka marrë deputetët e opozitës në ruajtje, ky është lajmi i mirë.

Komisionet parlamentare dhe seancat plenare, kanë dy zgjedhje mund t’i bëjnë ose në vilën e Ramës ose të Lindita Nikollës, janë dy opsione.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re