Skip to content

Garda Revolucionare Iraniane: nuk do flasim me armikun e madh

Zv/komandanti i Gardës Revolucionare Iraniane, Yadollah Javani tha se Teherani nuk do të diskutojë me armikun e saj më të madh – SHBA, e duke shtuar njëherësh se Uashingtoni “nuk do të guxojnë të nisë një veprim ushtarak kundër Iranit”, sipas Reuters.

Mesazhi i tij erdhi si një përgjigje ndaj një thirrjeje nga presidenti amerikan Donald Trump drejtuar liderëve iranianë, për bisedime mbi braktisjen e programit bërthamor dhe tha se nuk e përjashtonte mundësinë e konfrontimit ushtarak nëse do ishte e nevojshme.

“Asnjë bisedë nuk do të zhvillohet me amerikanët dhe ata nuk do të guxojnë të fillojnë një aksion ushtarak kundër nesh”, tha Javani.

Sipas tij, Irani i konsideron Shtetet e Bashkuara “jo të besueshme”.