Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka hyrë brenda Kryesisë nga kangjellat e portës pasi Garda u mbylli dyert.

Ai është ngjitur sipër portës duke arritur të hyjë brenda. Gjithashtu edhe deputeti Saimir Korreshi tentoi të hyjë brenda Kryesisë në të njëjtën mënyrë.

Deputeti Korreshi u ngjit nga kangjellat, por nuk mundi dot ta kapërcejë dhe zbriti sërish poshtë.

Ndërkohë Grada ka mbyllur edhe dyert e Kryesisë duke mos lejuar ligjvënësit e opozitës të hyjnë brenda kryesisë.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Flamur Noka po qëndrojnë në oborrin e Kuvendit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re