Detaje të reja janë bërë të njohura pas kallëzimit të një gardisti në komisariatin nr.1 të Policisë në Tiranë, se i kanë vjedhur në banesë armën e shërbimit.

Punonjësi i gardës ka deklaruar para grupit hetimor se armën ia kanë vjedhur në banesë persona të paidentifikuar.

Burime bëjnë me dije se nga hetimet e deritanishme policia nuk ka zotëruar prova që kemi të bëjmë me një vjedhje arme edhe pse hetimet janë në fazë paraprake.

Gardisti pretendon se armën për herë të fundit e ka lënë në banesë, ndërkohë që policia po heton në disa pista, jo vetëm në versionin që deklaron punonjësi i Gardës.

Sakaq mësohet se blutë kanë sekuestruar kamera sigurie për të parë nëse në banesën e gardistit janë futur persona që sipas tij i kanë vjedhur armën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re