Himara është një tjetër bashki e cila pritet që të japë një mandat për kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë, Fredi Beleri.
Gazetari Elton Nika raporton për ABC News se në Himarë janë edhe 4 kuti të fundit për tu numëruar nga 36 që janë në total, të cilat pritet që të japin emrin e fituesit e këtyre zgjedhjeve për kreun e bashkisë.
Sipas të dhënave të deri tanishme pranë qendrës së numërimit të votimit, mësohet se kandidati i PS-së, Jorgo Goro deri më tani ka siguruar 3353 vota ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë, Fredi Beleri ka 3313 vota.
Diferenca mes këtyre dy kandidatëve është shumë e vogël me vetëm 40 vota.
Deri më tani procesi i numërimit të votave në Himarë ka qenë i qetë. Ndërkohë kujtojmë se kandidati i koalicionit të Bashkë Fitojmë ndodhet në burg, pasi është arrestuar tre ditë më parë nën akuzën e shitblerjes së votave.