Eurodeputeti Knut Fleckenstein është shfaqur kundër zërave nga vendi i tij që janë jo hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Një ditë pasi kreu i grupit parlamentar të CDU-së u shpreh për moshapjen e tyre, Fleckenstein, njëherësh raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, ka kërkuar nga KE hapjen e negociatave

“Në Shqipëri ka patur progres të qartë dhe çështjet sa i takon sundimit të ligjit po shkojnë në drejtimin e duhur dhe ndoshta edhe më mirë se në disa vende brenda Bashkimit Europian. Prandaj, ne duhet të hapim bisedimet e anëtarësimit me këtë vend”, tha diplomati i lartë i Brukselit para Parlamentit Europian.

Kështu, negociatat, hapja apo moshapja e tyre, janë shndërruar dhe në një garë mes gjermanësh.   

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re