Lulzim Basha duket se ka “shpërblyer” Gjergji Hanin, i cili garoi kundër tij në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, duke i dhënë postin e sekretarit në PD.

Kreu i demokrateve ka propozuar ish-rivalin e tij, si kandidat i vetem për postin Sekretar për të Përndjekurit Politikë. Gjergj Hani ishte i vetmi qe u regjistrua ne garen e brendshme ne PD, duke konkurruar per postin e kryetarit me Lulzim Bashen, i cili mori 16 mije vota, kurse Hani vetem 1600.

Ndërkohë që Lulzim Basha ka rikthyer në Partinë Demokratike nje nga zërat kritik ndaj Sali Berishës, si Edvin Kullurin, te cilit duket se do i besoje postin e Sekretarit per marredheniet me publikun.

Sekretariati per Programin i eshte besuar Arbi Agalliut,
Xhemal Gjunkshi, seretar per Sigurine Kombetare dhe Blendi Sulajn, sekretar per Rininë.

Emrat e kandiduar në postin e Sekretarit:

SEKRETAR EKZEKUTIV PER ORGANIZIMIN

Taulant Zeneli

SEKRETAR EKZEKUTIV PER BURIMET NJEREZORE DHE KOORDINIMIN DIXHITAL

Endri Hasa

SEKRETAR EKZEKUTIV PER CESHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE

Indrit Sefa

SEKRETAR PER PROGRAMIN

Arbi Agalliu

SEKRETAR PER SIGURINE KOMBETARE DHE KOORDINIMIN EURO-ATLANTIK

Xhemal Gjunkshi

SEKRETAR PER TE PERNDJEKURIT POLITIKE

Gjregj Hani

SEKRETAR PER REFORMEN ZGJEDHORE

Rezart Kthupi

SEKRETARE PER GRUAN

Taulanda Jupi

SEKRETAR PER RININE

Blendi Sulaj

SEKRETAR PER MARREDHENIET ME PUBLIKUN

Edvin Kulluri

SEKRETAR PER PUSHTETIN VENDOR DHE DECENTRALIZIMIN

Alfrida Marku

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re