Partia Demokratike do të garojë në 6 mars me kandidatët më të mirë.

 

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka deklaruar se Partia Demokratike do të ndjekë të njëjtën procedurë të konsultimit me anëtarësinë sic ndoqi për zgjedhjet e 25 prillit si dhe do të synojë të krijojë një koalicion të gjerë me aleatët e saj.

 

JORIDA TABAKUNENKRYETARE E PD-së“PD do të prezantohet me kandidatët më të mirë të mundshëm në këto zgjedhje, me kandidatët me integritet më të lartë. Ne kemi aleancë me qytetarët. E rëndësishme është që PD do të përfaqësojë vullnetin e atyre 670 mijë qytetarëve, që e votuan”

 

E ndërsa pritet që forumet e PD të mblidhen për caktimin e kandidatëve në zgjedhje; Tabaku është fokusuar tek çështja e inceneratorëve. Komisioni Hetimor për inceneratorët përfundoi mbrëmjen e së mërkurës pasi socialistët rrëzuan me votë planin e hetimit të PD, ndaj për këtë arsye Tabaku ka zgjedhur rrugën e denoncimit të kësaj afere para medias.

 

“Fatin e Lefter Kokës duhet ta kishte kryeministri, sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, 3 ministra të tjerë dhe 3 kryetarë bashkie. Fatkeqësisht SPAK nuk ka dalë dot mbi përgjegjësitë e tij për ta hetuar të plotë këtë aferë.”

 

Krahas konferencave për median; të gjitha faktet e reja, PD do t’i depozitojë pranë Prokurorisë së Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re