Kreu i FSHF-së Armand Duka përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve të ish-kryeministrit Bashkim Fino i cili ndërroi jetë nga Covidi mëngjesin e sotëm.

Duka shprehet se ndihet i hidhëruar nga ky lajm ku thekson edhe dashamirësinë e Finos ndaj futbollit.

Postimi i plotë:

Lamtumirë i dashur Bashkim!

Përtej trishtimit, që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të politikanit dhe njeriut publik Bashkim Fino, më ka sjelle hidhërim të veçantë.

Ai përpos kontributeve të veçanta dhe të vlerësuara në politikë, ka qënë një dashamires i veçantë i futbollit.

Një personazh i veçantë i politikës, që gjithmone nuk ka munguar të jetë i pranishëm në stadium apo për të dhënë kontributin e tij për të mirën e kësaj loje të mrekullueshme.

Në këtë moment të vështirë për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur.

Lamtumirë Bashkim, lamtumirë mik, familjar dhe dashamirës i madh i futbollit!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re