Ministri i Diasporës, Dardan Gashi ka deklaruar se nëse Serbia nuk pranon që të bisedohet për të pagjeturit dhe për krijimin e një gjykate special për krime lufte, atëherë Kosova s’ka përse të bisedoj me të.

 

“Serbia duhet ta pranojë se është agresore, dhe duhet të ballafaqohet me këtë. PO ashtu duhet të tregoj për të pagjeturit, përndryshe nuk ka bisedime.”

 

Ndër të tjera në fjalën e tij, ai ka theksuar se në takim me Mogherinin kanë kërkuar zyrtarisht që të krijohet  një Gjykatë Speciale për krimet serbe, siç është bërë për krimet e supozuara të UÇK-së ndaj serbëve.

 

Gjithashtu ministri Gashi ka ftuar LDK-në dhe LVV-në që të bëhen pjesë e këtij procesi, derisa refuzimin e LDK-së, e ka quajtur të pakuptueshëm dhe ka thënë se kjo parti është bërë vegël e Albin Kurtit.

 

Kurse sa i përket kërkesës që Lugina e Preshevës të bëhet pjesë e Kosovës në këto bisedime, ai tha se për ndërrim territoresh nuk kanë mandate të flasin, por potencoi se për Luginën do të flitet në Bruksel.

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME