Skip to content

Gates: Kështu mund të jenë muajt e ardhshëm pandemikë në SHBA

Bill Gates, bashkëthemelues i Microsoft dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, parashikon që katër deri në gjashtë muajt e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara do të jenë më të këqijtë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

“Mjerisht, por katër deri në gjashtë muajt e ardhshëm mund të jenë më të këqijtë që nga fillimi i pandemisë. Kjo mund të nënkuptojë vdekjet e 200,000 njerëzve të tjerë. Nëse ndjekim rregulla, të tilla si veshja e një maske mbrojtëse, atëherë ky numër mund të jetë më i ulët,” tha ai CNN

Ai u pyet nëse ai mund të kishte imagjinuar se fiks kështu do të ndodhte.

“Jo, unë mendova se SHBA do të menaxhonte më mirë pandeminë. Në një podcast të vitit 2015, unë paralajmërova për një numër potencialisht të madh të vdekjeve nëse do të ndodhte një pandemi. Kjo mund të ketë qenë edhe më fatale. Pasojat ekonomike janë shumë më të këqija nga sa parashikoja pesë vjet më parë”, përfundoi ai.

Disa ditë më parë, Bill Gates tha se masat e marra nga qeveria ishin të vonuara dhe nuk do të kishin shumë efekt, por do të ishin të dobishme për pandeminë tjetër.