Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toci njoftoi më 17 korrik se ishte infektuar me virusin Covid 19. Po bëhen gati 10 ditë dhe lufta e tij me sëmundjen nuk ka përfuduar ende.

Nëpërmjet një postimi rrjetet sociale, falënderon të gjithë miqtë dhe të afërmit që janë shqetësuar për shëndetin e tij duke thënë se gjendja e tij është e stabilizuar, ndërsa beteja me koronavirusin vazhdon dhe dot zgjasë akoma.

Reagimi i plotë: MIRËNJOHJE E FALËNDERIME

Interesimi i të afërmve, miqve, të njohurve dhe dashamirësve të shumtë për gjendjen time shëndetësore, pas prekjes nga Covid-19 ma ka bërë më të lehtë përballimin e kësaj situate, si pjesë e rëndësishme e trajtimit shëndetësor që po përdoret, me sa duket deri tani, me sukses.

Në pamundësi për t’iu përgjigjur mijëra mesazheve dhe interesimeve të vazhdueshme në forma të tjera nga e gjithë bota, informoj se gjendja duket e stabilizuar, edhe pse beteja me Covidin-19 vazhdon dhe, me sa duket, do të zgjasë akoma.

Nuk di si t’ju falënderoj për forcën dhe kurajën që me keni dhënë në këto çaste të vështira për mua dhe familjen time, duke demonstruar vlerat e një shoqërie humane e të qytetëruar, siç ka qenë dhe është shoqëria shqiptare.

Mirënjohje dhe dashuri të pafund për personelin e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, mjekë, specialistë e infermierë, profesionalizmi, kujdesi dhe humanizmi i të cilëve janë shfaqja më dinjitoze e misionit që kanë marrë përsipër dhe i kanë kushtuar jetën e tyre.

Çfarë të them për Prof. Perlat Kapisyzin, drejtorin e institucionit?! Disa njerëz janë lindur e formuar për të qenë misionarë me punën e tyre, me ndikim dhe kontribute te jashtëzakonshme në shoqëri, dhe do të thoja pa hezitim, ky është një nga rastet më të spikatur.

Zoti i ruajttë dhe u dhëntë forcë!

Shoqëria ka nevojë jetike për ata sot më shumë se kurrë, ashtu sikurse edhe ata kanë nevojë që të gjithë ne të jemi më të ndërgjegjshëm e më të përgjegjshëm përsa po ndodh realisht në të gjithë botën.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re