Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka dekoruar sot janë gati 100 banesat e para për efektivët që punojnë jashtë vendbanimit.

Balla është shprehur se buxheti 2024 do të t’i japë mundësinë që të bëhet rritje e konsiderueshme e pagave në Policinë e Shtetit, si dhe shtimit të pagesës së ushqimit.

“Kemi tashmë gati 100 banesat e para për vitin 2023, bashkë me të paktën 300 banesa të tjera gjatë 2024 dhe 500 të tjera një vit më pas. Buxheti i 2024 do na jap mundësinë të bëjmë një rritje të pagave të policëve dhe në fund të vitit ose gjatë vitit të ardhshëm të japin një zgjidhje mungesës së pagesës së munguar të ushqimit për çdo punonjës policie. Na duhet kujdes maksimal për ta respektuar uniformën, punën tuaj, duke mos harruar respektimin kodit te etikës dhe të ligjit”, u shpreh Balla.

Ndër të tjera ministri u ndal dhe tek sezoni turistik, ndërsa u  shpreh se “Shqipërisë i është pastruar një herë e mirë imazhi i nxirë nga një e shkuar e rëndë shumëvjeçare”.

“Lajmi më i bukur i këtij viti është certifikimi ndërkombëtar i Shqipërisë sonë si një destinacion europian me bukuri natyrore, mikpritje të pakonkurueshme dhe siguri mbresëlënëse.

Sot mund ta themi me kokën lart dhe me krenari se Shqipërisë i është pastruar një herë e mirë imazhi i nxirë nga një e shkuar e rëndë shumëvjeçare. Siguria e turistëve në këtë sezon turistik historik, ishte një test i rëndësishëm pasi çertifikoi vendin tonë si një destinacion të sigurtë turistik”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re