Sezoni i ri turistik duhet ta gjejë vendin të pastruar nga qeset plastike. Duke u cilësuar si një nga ndotësit më të mëdhenj të mjedisit, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi kërkoi angazhim të plotë nga të gjithë prefektët dhe drejtuesit e njësive vendore.

 

Së bashku me 12 prefektët e vendit ne do të ndërmarrim një aksion të madh pastrimi gjatë gjithë periudhës deri në fillimin e sezonit të ri turistik që të kemi një ndryshim drastik përsa i përket pastërtisë. Por në thelbin e gjithë kësaj bisede, një aksion i madh që ne do ta shpalosim bashkë me prefektët, kryetarët e bashkive, ku kërkojmë padyshim ndihmën e intelektualëve shqiptarë, trupave  të tyre pedagogjike, me mendimin e tyre intelektual se çfarë duhet të bëjmë më shumë me mekanizma të reja që të shkojmë në një Shqipëri më të pastër, debati për qeset plastike është një  debat që e shikojmë në të dyja planet; e para si një ndotës i madh.

 

Klosi theksoi se masat per ndotësit do te ashpërsohen. Ai paralajmëroi se edhe prodhuesit e plastikes ne vende duhet te shohin mundësi per biznese te reja.

 

Ne duhet të jemi radikalë, ne duhet të marrim një vendim. Pa dyshim vendimi që ka edhe pasojat e tij. Ka nevojë që të komunikojmë shumë me komunitetin prodhues të plastikës sot që duhet ta gjejë veten në një biznes të ri dhe në një industri të re, ka nevojë të nxisim opinionin publik që të mos bëjë gjënë më të thjeshtë pra të mos marrë atë qeset e holla kur blen perime apo kur shkon në dyqane të ndryshme, por të zgjedhë përdorimin e torbave, trastave që nuk janë një përdorimshme, të rrisim biznesin që të ndryshojë nga ndarja  e qeseve plastike në trajtimin e qeseve të letrës dhe materialeve alternative, pra nuk është një përpjekje e lehtë por është një përpjekje drastike që na çon ne në vendet avangardë të trajtimit të plastikave në kuadër të një Shqipërie turistike.

 

Deklaratat ministri i bëri gjatë takimit me akademik, përfaqësues te shoqëri civile dhe grupe interesi në universitetin e Durrësit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re