Drejtuesi i lëvizjes “Mjaft”, Aldo Merkoçi deklaron se arrestimet në radhët e PS, nuk është faj që duhet t’i atribuohet kryeministrit Rama.

 

I ftuar në Quo Vadis, Merkoçi thekson se kryesocialisti nuk mund të parashikojë ecurinë politike të të besuarve në kabinetin e tij.

 

“Korrupsionin e kemi endemik, njerëzit dhe strukturat se si njerëzit futen në struktura politike, rriten në partitë politike, qoftë në biznes, qoftë në politikë, është ky që është. Ne jetojmë në këtë realitet, ne jetojmë në Shqipëri. Njerëzit pretendojnë që x kryeministër, qoftë Rama apo jo, të bëhet fallxhor dhe të thotë do vijë ‘Fabiani’ dhe të bëhet ministër se e di që s’do korruptohet”, thotë ai.

 

Ky qëndrim ka shkaktuar debat me të ftuarit e tjerë në studio. Nga ana tjetër, kryetari i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj, thekson se kryeministri duhet të përzgjedhë apo parandalojë korrupsionin e ministrave të tij.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re