Mitropoliti i Malit të Zi, Amfilohije, u nda nga jeta këtë mëngjes në Qendrën Klinike të Malit të Zi, njoftoi Metropolitana.

Siç thuhet, ai ndërroi jetë në 8:20 të mëngjesit, dhe publiku së shpejti do të informohet për të gjitha detajet e tjera në lidhje me varrimin e metropolitit.

“Të Premten, 30 tetor 2020, në 8:20 AM, në Qendrën Spitalore Klinike të Malit të Zi, pasi mori Sakramentin e Shenjtë të Kungimit, Kryepeshkopi më i Shenjtë i Cetinjes, Metropolitani i Malit të Zi dhe Ekzarku i Fronit të Shenjtë të Pecit, Z. Amfilohije, ndërroi jetë”, u tha në faqen e internetit të Metropolitanës.

Amfilohije ka qenë në Qendrën Klinike në Podgoricë që nga 6 tetori, pasi u infektua me COVID-19.

Kreu i Klinikës së Pulmonologjisë të Qendrës Klinike të Malit të Zi, Jelena Borovinić-Bojović, deklaroi më herët se gjendja shëndetësore e Metropolitit të Malit të Zi, Amfilohije, ishte e rëndë dhe se ai ishte “vendosur në intubim”.

Ajo shpjegoi se përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të Amfilohije ndodhi pasi pneumonia përparoi si pasojë e virusit koronar.

“Pas skanerit të mushkërive dhe arterieve pulmonare dhe përparimit të insuficiencës së frymëmarrjes, metropoliti u intubua dhe u vendos në modalitetin e ventilimit invaziv … Situata është serioze, një ekip i plotë mjekësor është i përfshirë dhe ne jemi duke monitoruar vazhdimisht të gjitha parametrat,” tha Borovinic-Bojoviç më herët.

Por më pas gjithçka morri fund: Amfilohije s’ia doli dot dhe u shua përgjithnjë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re