Bashkë me nisjen e sezonit turistik nis punën edhe njësia policore detare. Ajo është një strukturë e re që detyrë të parë do të ketë kontrollin dhe ndalimin e mjeteve motorike ujore që lundrojnë në shkelje të ligjit nëpër plazhet e vendit.

 

Kjo njësi do të bëjë të mundur që motoskafët dhe motorët e ujit të lundrojnë apo të qëndrojnë vetëm në hapësirat si detare dhe liqenore të përcaktuara nga autoritetet vendore.

 

Njësia e re policore detare u krijua pas tragjedisë së një viti më parë në plazhin e Potamit. 7-vjeçarja Jonada Avdia humbi jetën, pasi një motoskaf i drejtuar nga ish-polici Arjan Tase e goditi atë për vdekje pak metra larg bregut.

 

Në atë kohë kryeministri Edi Rama propozoi që kjo njësi të mbante emrin e Jonadës, por prindërit e vajzës së ndjerë e vendosën që jo.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Akti kriminal i atij individi që i uli kokën shtetit, që na bëri të gjithëve që të skuqemi si asnjë herë tjetër duhet t’ju shërbej të gjithëve si një kambanë që duhet t’i bjerë alarmit sa herë që dilni nga shtëpia për të mos bërë asgjë nga ato që turpërojnë gjithë bashkësinë e uniformave blu dhe shtetit. Unë e pata premtuar që kjo njësi do mbante emrin e vogëlushes dhe në mirëkuptim të plotë, ramë dakord që kjo gjë të mos bëhet, por nga ana tjetër ai kujtim duhet të jetë motivi i punës, i mundit dhe i suksesit, që ajo humbje e tmerrshme të shërbejë që familjet fëmijët të ndihen të qeta dhe të pushojnë”, tha Rama.

 

Për të gjitha forcat e policisë të angazhuara në ruajtjen e sigurisë së rendit si në tokë dhe në det përgjatë muajve të verës kërkoi luftë korrupsionit. Në të kundërt masa për ta do të jetë përjashtimi një herë e përgjithnjë nga strukturat e policisë.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Kompromiset, apo shtrira për bashkishe për të lejuar zhurma pseudomuzike përtej afatit që i përkasin të shkuarës, bizneset të ndjehen në shtëpinë e tyre të patrazuar nga askush dhe asgjë, dhe asnjë të mos ndihet i fyer sepse atij i mbyllet muzika sipas rregullit, ndërsa atij tjetrit i lihet muzika kundër rregullit. I kam kërkuar drejtorit që për cdo rast masa ndaj drejtuesit të policisë së qarkut, shefit të komisariatit dhe atyre që mbulojnë zonën të jetë drastike, e menjëhershme të jetë largim pa kthim nga policia e shtetit. Duhet një qetësi, një rregull, një pastërti, një lehtësi të paharrueshme që të huajt që vijnë këtu të largohen me kujtimin se në Shqipëri gjetën atë që nuk e prisnin, respekt, siguri dhe mirësjellje nga Punonjësit e policisë së shtetit, të policisë rrugore, nga ato në territore”, tha Rama.

Po aq në Vlorë, kryeministri Edi Rama bëri me dije hapjen e një tjetër akademie futbolli nën mbështetjen e një klubit të njohur evropian. Pa zbuluar emrin e klubit me të cilin tha se po bisedon vete ai, kreu i qeverisë u angazhua se paralelisht me rindërtimin e stadiumit  “Flamurtari” të Vlorës, në të 61 bashkitë do të nisë ndërtimi i fushave të reja të futbollit për fëmijët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re