Erestina Medja është nëna e tre vajzave dhe aktualisht është në muajin e 9 të shtatëzanisë. Shtëpia e saj në Lezhë është shembur nga tërmeti.

Ajo disponon dhe një urdhër mbrojtje pas dhunës të ushtruar nga bashkëshori I saj. Kësaj gruaje që gëzon një status të veçantë duhej t’I sigurohej një banesë e sigurt dhe jo të streohej në një palestër si gjithë të tjerët.

Gjergj Figuri sjell historinë e saj.

Erestina Medja është një grua nga Lezha. Ajo së bashku me tre vajza të vogla që pas tërmetit që I shembi banesën është zhvendosur në një palestër. Në jetën e saj ka patur drama të herë pas herëshme.

Ajo dhunohej nga bashkëshorti dhe disponon një urdhër mbrojtje. Aktualisht është dhe shtatëzënë në muajin e 9.

Frika e kësaj nënë është e madhe për sa kohë që s’ka askënd ta ndihmojë as nuk e di se ku do ti lerë vajzat kur të lindë.

“Jam në muajin e nëntë dhe kam tre fëmijë. Kam një urdhër mbrojtjeje pasi burri me dhunonte. Mund të lind nga dita në ditë dhe nuk ka se kush të mi mbajë tre fëmijët pastaj”, shprehet ajo.

Erestina flet dhe për kushtet në këtë palestër. Ajo po sakrifikon shumë pasi I duhet të flejë në tokë që në dy shtretër që i janë dhënë të flenë të qeta vogëlushet e saj.

“Jemi katër veta me dy krevate. Mbrëmë kam fjetur në tokë që t’i hapja krevatet fëmijëve. Kam patur ftohtë”, vijon Erestina.

Në këtë palestër të shkolles Hydajet Lezha janë vendosur banorë të komunitetit rom dhe egjyptian. Nëse e shohim në aspektin social kjo shtresë vijon të diskriminohet për sa kohë që nuk janë dërguar nëpër hotele si gjithë lezhjanët e tjerë që nuk kthehen dot nëpër banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re