Një áksion i pòlicisë dhe FNSH është zhvilluar mbrëmjen e sotme në fshatin Poro në Vlorë, ku janë gjetur 50 klandestinë të vendeve arabe.

Fax News mëson se kanë qenë gati për tu tráfikuar drejt Italisë pasi ishin bërë gati për të ikur me gomone. Klandestinët, të cilët ishin fshehur dhe ishin në pritje për tu nisur me mjetet lundruese, janë shoqëruar nga pòlicia dhe do të merren në pyetje në komisariatin e Vlorës.

Duket se klandestinët kanë gjetur ditën e gabuar për të ikur në mënyrë ilegale nga një shtet drejt një tjetri pasi e gjithë situata është nën monitorim nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re