Rindërtimi i banesave pas tërmetit të nëntorit 2019 vijon në të gjithë vendin.

 

Lagjja e re në Pezë, ku do të strehohen 30 familje, po merr formë dita-ditës dhe brenda pak muajsh shtëpitë e reja do të jenë gati.

 

ERION VELIAJ

 

KRYETAR I BASHKISË, TIRANË

 

“Janë vërtet 30 mundësi, jo vetëm 30 shtëpi, shpresë për çuna dhe goca që deri dje ishin të ‘dënuar’ të rrinin te shtëpia e gjyshërve të tyre, pas dy krerëve bagëti dhe dy rrënjëve ullinj. Sot, në fakt, do të zbresin – me shpresë për punë muajsh – në një zonë të urbanizuar, e cila ka akses në të gjitha shërbimet e tjera, ku mund të fillojnë një jetë të re. Nuk ka asnjë arsye pse një fëmijë i vogël të dënohet vetëm për faktin se gjyshin e ka pasur në një zonë malore.

 

Dikur mund të ketë qenë oportune, sepse kanë kaluar të gjithë karvanët e tregtisë dhe rrugëve rurale të asaj kohe. Por, me urbanizimin e sotëm, ku rrugët janë zhvendosur nëpër lugina, pranë qendrave të banuara, nuk ka më asnjë arsye pse një fëmijë të destinohet të kalojë gjithë jetën në një zonë të humbur, ku jo vetëm humb shpresa, por humbin gjithë këto mundësi për të ecur përpara”

 

Kryebashkiaku Erjon Veliaj theksoi se si Vaqarri, Ndroqi, Zall Herri e Thumana, edhe kjo lagje e re do të kthehet në një zonë urbane.

 

“Mbaruan 150 shtëpi në Thumanë, mbaruam Vaqarrin, mbaruam Ndroqin, mbaruam Baldushkun, mbaruam Zall-Herrin, dhe na kishte mbetur vetëm Peza, e cila tani po kthehet në një zonë urbane. Më vjen mirë që kemi ndarë detyrat. Duke i dhënë jetë këtyre komuniteteve i japim mesazhin secilit se askush nuk është në periferi, askush nuk është i parëndësishëm dhe askush nuk është jashtë vëmendjes”

 

Peza tashmë do të shndërrohet në një park të madh aventurash jo vetëmn për shkak të shtëpitve dhe infrastrukturës, por dhe me shtimin e terreneve sportive e hapësirave të tjera rekreative.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re