Pas fjalës së kryeministrit Rama në Kuvend i cili u shpreh se është gati të plotësojë 8 kërkesat e studentëve por ato duhet të ulen në dialog, ka ardhur përgjigja e menjëhershme e këtyre të fundit, të cilët protestojnë para Kuvendit.

Ashtu si më parë, ata janë shprehur të vendosur se nuk ka dialog pa plotësuar kërkesat e tyre dhe për këtë janë të prerë deri në fund.

“Nuk ka dialog dhe nuk ka negociata, ne jemi të qartë dhe të prerë, duhet të plotësohen kërkesat tona”, u shpreh njëra nga studentet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re