Semi Jella është djaloshi që kthyer në viral në Tik Tok, pasi ai bën gatime tepër speciale dhe i komenton në dialektin dibran.

Në një lidhje me Skype nga Franca për “Abc e Mëngjesit”, i riu ka treguar si e nisi këtë ide, që sot ndiqet nga mijëra persona. Semi ka theksuar se në fillim ka menduar se nuk do ia kuptonin dialektin, por ndodhi krejtësisht e kundërta.

“Ishte krejt rastësi. Si fillim, e kam pasur Tik Tok, po shikoja gjithmonë videot e të tjerëve. Nuk e merrja asnjëherë guximin të postoja, se kisha frikë paragjykimet. Thosha se çfarë do të thonë njerëzit. Kisha pak frikë, pastaj postova dy videot e para, thjesht me muzikë, nuk fola fare. Te video e tretë, ajo e trileçes që u bë virale në tetor. Te ajo fola në dialektin dibran siç i bëj të gjitha videot, edhe kur u futa pas një ore në Tik Tok shoh që njoftimet ishin plot, video ishte bërë virale, kishte shumë njerëz që e pëlqenin. Më shumë gjuhën dhe vendosa që prej atij momenti, videot t’i bëja në gjuhën dibrane. Sepse ishte diçka e veçantë dhe nuk kisha parë ndonjëherë video gatimi në dialekt dibran. Ishte shumë e thjeshtë sepse jemi mësuar dhe shumë e thjeshtë. Besoj që dialekti ka ndikuar shumë dhe nuk do të kisha kaq shumë ndjekësa tani nëse do të flisja në gjuhë standarde dhe jo në dialektin dibran”, u shpreh ndër të tjera ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re