Amos Zaharia është djali i aktores së merituar Yllka Mujo. Gjatë bisedës në studion e “E Diell” Amos pyetet nga Ervin Kurti se cilat ushqime i pëlqejnë më shumë, ato të gatuara nga e ëma, apo ato nga e dashura Gigiola (këngëtarja Gigiola Haveriku).

Teksa të gjithë po prisnin që Amosi të zgjidhtë të ëmën, ai habiti jo pak ku tha se Gigiola gatuan më mirë dhe ushqimet e saj i pëlqejnë më tepër, duke shtuar se talenti i Gigolës, përveçse këngës është dhe gatimi.

“Gigiola, e ka dorën më të mirë. Mami është artiste në të tjera vende, Gigiola përveç këndimit ka pasion dhe gatimin”, tha Amos.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re