Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, Lulzim Basha u shpreh se beteja e vërtetë për ta është për njerëzit dhe se nuk duhet të humbin kohë duke u marrë me problemet e opozitës.

 

Basha deklaroi më tej se nuk do të lejojë askënd që për interesa të vetat politike, të çojnë “ symbyllur demokratët symbyllazi në hullitë e non-gratave”.

 

Kreu i PD-së theksoi se “cilido që kërkon t’i bashkohet aleancës së kullës së korrupsionit është i lirë, por mos të mbajë flamurin e demokratëve apo të flasë në emër të tyre, por të flasë në emër të interesave personale apo të trekëndëshit të Bermundës”.

 

 

Kush zgjedh ti bashkohet aleancës së kullës s ë korrupsionit,  është I lirë të shkojë. Udha e mbarë iu qoftë në bunkerin anti-amerikan.Beteja e vërtetë nuk është me ta por për njerëzit. Sa më shumë kohë harxhojmë për njëri-tjetrin, aq më lart njerëzve do të jemi.   Jemi të hapur, që do të thotë ti bëjmë të ndihen në shtëpinë e tyre në PD.

 

Ai shtoi se PD do të opozite reale dhe se qeveria nuk do ta ketë fushë me lule.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re