Në studion e emisionit ‘Open’, duke komentuar aksionin opozitar, analisti Dritan Hila ka thënë se Gazment Bardhi po luan lojën e vetë dhe se nuk është pjesë e grupimit të Berishës.

Por, Flamur Noka e ka kundërshtuar duke thënë se ai është politikan opozitar.

Më pas diskutimi mes tyre u zhvendos te protestat dhe fjala në Kuvend. Noka tha se u është ndaluar fjala nga mazhoranca, ndërsa shton se kjo ka ardhur për shkak se opozita kërkon të hetojë aferat.

Pjesë nga debati:

Hila: Morët Gaz Bardhin dhe thatë është kryetar, por atë e ka zgjedhur Luli.

Noka: Gaz Bardhi është politikan opozitar.

Hila: Deri dje iu vuri drurin Bardhi, nuk është pjesë e juaja. Ai bën lojën e vetë. Luani me artifica ligjore. Që iu takon juve, iu takon, por pa Gaz Bardhin brenda. Nuk themi që jeni opozita, por jeni opozita më e madhe.

Por nuk duhet të bini në artificat ligjore që shfrytëzon Rama. Problemi është që nuk demaskoni Ramën në Parlament. Protestat bëjini në rrugë, a jeni në gjendje të mblidhni 100 mijë vetë. Parlamenti është për të folur.

Noka: Atje është për të folur, por mua më është hequr fjala. Si mund të trajtohemi ne si lebrozë, sikur nuk jemi deputetë të popullit?! Çfarë ka opozita veç fjalës, kontrollin e pushtetit. I zhdukën more, duam të hetojmë për charterin e Ramës. Nuk hetohet. Duam të hetojmë TIMS-in, nuk hetohet sepse do të zhdukë gjurmët e Olsit, Taulantit. Të dhënat e TIMS-i kanë shkuar në një vend armik të NATO-s sipas informatave tona.

Hila: Hetoni pak edhe oligarkët.

Noka: Ka një kryeoligark, ai është Edi Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re