Skip to content

Gaz Bardhi: Rama vodhi zgjedhjet, tani këtu mbretëron krimi. Është delirant dhe arrogant, nuk përfaqëson shqiptarët

Gazment Bardhi thotë se në Shqipëri mbretëron krimi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike e konsideron shefin e qeverisë si delirant dhe arrogant.

“Pjerin Ndreu nuk duhet të jetë mbi ligjin, 

Pjerin Ndreu duhet jetë në burg sepse është i njëjti që në Dosjen 184 “fluturonte” mësuesit nga puna me urdhër partie dhe sot sulmon dhe fyen policinë. 

Deliri tij është produkt i paligjshmërisë mbi të cilën ngrihet pushteti i korruptuar i regjimit Rama-Doshi: Vjedhja e zgjedhjeve! 

Ata nuk përfaqësojnë qytetarët, por interesat e krimit me të cilin masakrojnë zgjedhjet dhe vjedhin vullnetin e shumicës për ndryshim. 

Që arroganca ndaj qytetarëve dhe institucioneve të ndalojë, që ankthi dhe pasiguria të mos mbretërojnë në familjet shqiptare, duhet marrë fund modeli i politikës të lidhur me krimin”, lexohet në postimin e Bardhit.